Nënkryetarit i LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar votat e dala tepër nga kutitë e votimit në 8 bashkitë që ka përfunduar procesi i votimit.

Gjatë një deklarate për mediet, Vasili tha se kjo është një maskaradë dhe krim zgjedhor, i konsumuar nga Edi Rama dhe rilindja e tij. Sipas tabelave të publikuara nga KQZ rezulton se në disa Bashki ka më shumë vota se sa numri i personave që morën pjesë në zgjedhje.

Deklarata e Vasilit

Megjithëse të vetëm në zgjedhje, me gjithë se vetë organizonin zgjedhjet, i numëronin, i administronin dhe bënin gjithçka, Edi Rama dhe të tijtë kanë filluar dhe kanë konsumuar dje një batërdi dhe një krim zgjedhor të pashembullt në historinë e pluralizmit shqiptar.

Konkretisht të nderuar qytetarë, në bashkinë e Urës Vajgurore, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Partisë Socialiste, kane votuar 5900 votues. Pra 5900 vetë kanë hedhur votën në kuti sipas KQZ-së socialiste. Por sa vota ka numëruar komisioni socialist? Ka numëruar 7666 vota.

Pra të nderuar qytetarë, fiksojeni në vëmendje, kandidati socialist i Partisë Socialist në Urën Vajgurore fiton me 140 e ca % të votave.

Vazhdojmë më tej, flas këto janë vetëm pak fakte përpara mijëra të tjerave me të cilat ju do të njiheni pambarimisht. Në Malësinë e Madhe, kanë votuar sipas KQZ të PS, 7600 votues. Ndërsa numëruesit socialistë të organizatës së partisë numërojnë 7772 vota, pra tejkalimi i socialistëve, kemi të nderuar qytetarë për herë të parë në historinë e Shqipërisë, kandidatë me 110% të votave. Sigurisht kampionin e kemi në Urën Vajgurore me 140%. Shkojmë më tej në Bashkinë e Divjakës. Komisioni  Organizata Socialiste në KQZ raporton që kanë votuar 13 mijë njerëz. Vetë socialistët e KQZ me gjithë socialistët ngado që janë nëpër komisionet e qendrave të votimit, por në kutinë e votimit ishin 13 mijë vota ,komisioni numëron 13 mijë e 500 e ca vota. 500 e ca vota më shumë . edhe ky të nderuar qytetarë arrin  një fitore të jashtëzakonshme me 157% të votave. Të gjitha fitoret e djeshme  të Edi Ramës janë me mbi 100 e ca% të votave. Kjo hajdutëri dhe krim zgjedhor është i pashembullt, është makabër, është flagrant është në sytë e të gjithëve. Edhe duke pasur gjithçka në duart e tyre, kanë vjedhur, batërdisur dhe shpërdoruar në mënyrën më të frikshme.

Sot përpara shqiptarëve krimi zgjedhor është i qartë dhe i demaskuar. Unë po citoj shumë pak fakte nga ato mijëra të tjerë që do të keni mundësi të ndiqni dhe të tronditeni pa masë. Megjithatë sot është vendi dhe koha për të pohuar qartë që sot në lojë është dhe integriteti i komunitetit ndërkombëtar, i cili mori përsipër ti monitorojë dhe ti ndjekë këto zgjedhje. Ky krim dhe jo shëmti e padëgjuar zgjedhore, kjo batërdi e themeleve të shtetit të votës së lirë, të Kushtetutës, të demokracisë, është konsumuar në sytë e tyre. Përpara tyre ka vetëm një provë, ose ti bëjnë shërbim integritetit minimal të votës së lirë, ose më tej çdo shqiptar do të pyeste: “Çfarë janë këta? Përse duhen dhe ç’rol kanë në Shqipëri?”, pasi këto fakte ku kandidatët socialiste fitojnë me mbi 100% të votave, janë fakte që do të tronditin këdo njeri të ndershëm të çfarëdolloj kombësie.

Gjithsesi do  të mbetemi në komunikim të vazhdueshëm, për t zbërthyer fije për fije këtë krim shtetëror të konsumuar nga një kryekriminel votash, zgjedhjesh që quhet Edi Rama. Me durim dhe shumë vendosmëri, do ta zhbëjmë këtë aferë dhe këtë maskaradë që është e gjitha në dëm të shqiptarëve dhe të ardhmes së tyre, integrimit europian të tyre deri më një. Faleminderit!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA