Në bashkinë e Vorës ka përfunduar numërimi, ku ka rezultuar se kandidati i vetëm Agim Kajmaku i Aleancës për Shqipërinë Europiane ka marrë 6,208.

Për bashkinë e Kavajës, Redjan Krali i Aleancës për Shqipërinë Europiane ka marrë 7,426, ose 98.38% të totalit të votave të të vlefshme, ndërsa Bledar Sinella i Bindjes Demokratike ka marrë 122, vota ose 1.62%, të totalit të votave të vlefshme.

Ndërsa në bashkinë e Rrogozhinës kandidati i vetëm Haxhi Memolla i aleancës për Shqipërinë europiane në 54 kuti të numëruara ka marrë 5206 vota.

Top Channel