Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kryetar Bashkie në Sarandë dhe Skrapar.

Në Sarandë ka dalë fitues Adrian Gurma me një total prej 7086 votash. Ai ka pasur përballë rivalin Ilir Nikolla, i cili ka mundur që të marrë 1686 vota. Të pavlefshme kanë rezultuar 550 vota.

Numërimi ka përfunduar edhe në Skrapar, ku Adriatik Mema ka qenë kandidati i vetëm për këtë Bashki. Ai ka dalë fitues me 4505 vota.

Top Channel