E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara Leyla Moses-Ones, paraditen e kësaj të diele ka vizituar një nga KZAZ-të në Tiranë. Zyrtarja amerikanë ndodhet në KZAZ-në, nr 35, pranë shkollës Edith Durham,  për të parë nga afër procesin e votimeve. Në këtë KZAZ ka tre qendra votimit.

Më herët Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i bëri thirrje të gjithë udhëheqësve politikë, zyrtarëve të qeverisë, agjencive të sigurisë dhe qytetarëve shqiptarë që të sigurohen që zgjedhjet e 30 qershorit të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe transparente.

Ndërkohë, nuk la jashtë vëmendjes apelin për shmangien e dhunës apo të çdo përpjekjeje për të penguar procesin zgjedhor dhe të drejtën e çdo qytetari për të votuar.

“Dhuna nuk është një mënyrë legjitime e të shprehurit politik. Ata që përfshihen në akte dhune duhen hetuar me të gjithë fuqinë e ligjit”, thuhej në njoftimin e ambasadës së dy ditëve me parë.

Shtetet e Bashkuara do të kenë ekipe vëzhguesish në qendrat e votimit dhe qendrat e numërimit në mbarë Shqipërinë. Ne do të mbështetemi në raportin e OSBE/ODIHR-it për të vlerësuar rregullsinë e votimit.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA