Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, duke deklaruar se do të donte që e gjithë kjo që ndodhi në politikën shqiptare të mos kishte ndodhur, ka theksuar pasi votoi sot në qëndrën te Parku Olimpik i Tiranës se ka ushtruar të drejtën kushtetuese.
“Kam ardhur për të votuar është një e drejtë e imja kushtetuese dhe e çdo qytetari do të doja që e gjithë kjo të mos kishte ndodhur debati të ishte për më pak taksa, më shumë shërbime, qeverisje më të mirë. Uroj që kryetarët që do zgjidhen në mandatin e ardhshëm 4 vjet të punojnë për qytetarët”- tha ai.
I pyetur për reagimin e policisë këto zgjedhje, Tahiri u përgjigj: “Pyesni Sandrin për këtë, Sandrin ministrin, por gjithsesi unë uroj që të shkojë gjithçka mirë, nuk e meritojnë njerëzit që të shohin tmerr në televizor, këto janë zgjedhje si t’i administrojmë më mirë qytetet”.
Top Channel