Qëllon me armë zjarri në ajër në orët e vona të natës në aksin rrugor Burrel -Klos, me qëllim krijimin e panikut, por arrestohet në flagrancë nga Policia.

Burimet bëjnë me dije se kanë kanë sekuestruar armën e zjarrit tip pistoletë TT, me të cilën dyshohet se autori ka qëlluar në ajër. Sekuestrohen 2 gëzhoja pistolete. Në pranga ka rënë shtetasi F. Ll., 28 vjeç, lindur dhe banues ne fshatin Suç, Bashkia Klos.

Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Burrel-Klos, në afërsi të fshatit Shoshaj, ka qëlluar dy herë në ajër me armë zjarri. Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti të fshehur në frigorifer, armën e zjarrit Pistoletë “TT”, që dyshohet se autori ka qëlluar në ajër. Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Mat, për hetime të mëtejshme.

Deri me tani nuk raportohet qe kjo ngjarje te kete lidhje me zgjedhjet.

Top Channel