Pengoi një qytetar që të votonte, Policia e Korçës shoqëron ish-efektivin. Sipas të dhënave paraprake Resul Ravolli 55 vjeç, i bënte presion qytetarit për ta penguar që të ushtronte të drejtën e tij Kushtetuese për zgjedhur.

Pasi qytetari e denoncoi rastin, policia ndërhyri, duke bërë të mundur shoqërimin e tij. Ndaj Ravollit rëndon akuza e pengimit të procesit zgjedhor.

Gjithashtu policia ka shoqëruar edhe një 68-vjeçar nga Barç, për të njëtën arsye. Në pranga ka rënë Ismail Çibuku, për pengim të procesit zgjedhor.

Top Channel