Ambasadorja Audrey Glover, udhëheqësja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR-it, kishte parashikuar që paraditen e sotme, në orën 10:45 të vizitonte  qendrën e votimit në shkollën “ Vasil Shanto” – KZAZ nr.35, vizitë që është anuluar.

Në njoftimin zyrtar të dërguar nga zyra e OSBE/ODIHR-it, u tha se shkak për këtë është bërë situata e pafavorshme në këtë Qendër Votimi.

“Fokusi  i  Misionit  të OSBE/ODIHR-it, është vëzhgimi i procesit të votimit  në  të  gjithë vendin. Situata në shkollën “Vasil Shanto” sot paradite  nuk  ishte  i  favorshëm për vëzhgim, kështu që Drejtuesja e Misioni nuk  mundi të ndalet atje. Përfaqësuesit e medias do të kenë mundësinë të mësojnë më shumë rreth përfundimeve paraprake të misionit të ODIHR-it në konferencën për shtyp që do të mbahet nesër”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA