Paris Saint Germain nuk po përjeton një moment të lehtë. Tashmë është krijuar përshtypja se tashmë projekti faraonik i Al Khelaifit duket se nuk është më aq bindës për yjet e kësaj skuadre duke qenë se disa prej tyre janë larguar, ndërkohë që Neymar po flirton prej muajsh me Barcelonën.

Telashet nuk mbyllen këtu për kampionët e Francës, pasi së fundmi duket se edhe Kylian Mbappe ka shfaqur dyshimet për këtë projekt të Paris Saint Germainit dhe tani po mendon që të ndryshojë skuadër. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja spanjolle Marca, Mbappe nuk dëshiron të rinovojë kontratën e tij që skadon në vitin 2022 pavarësisht këmbënguljes së drejtuesve të klubit.

Nga kjo situatë e krijuar dëshiron të përfitojë Reali i Madridit që është vënë prej kohësh në ndjekje të sulmuesit 20 vjeçar. Presidenti i ‘Los Blancos’ Florentino Perez shpreson që vullneti i futbollistit për t’u larguar të ndikojë në uljen e pretendimeve të drejtuesve të Paris Saint Germainit për kartonin e futbollistit që për momentin kërkojnë më shumë se 200 milionë Euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA