Në ditën e fundit të fushatës elektorale, kandidati i PS, kryebashkiaku aktual i Tiranës, Erion Veliaj, ka qenë i ftuar në studion e Top Talk.

Duke folur për procesin e ardhshëm zgjedhor, por edhe ato të kaluara, Veliaj theksoi se duhet të përfundojë në burg kushdo që ka prekur zgjedhjet.

“Ne kemi qenë në opozitë. Kur ne kemi qenë me njerëz të vrajë jemi futur në zgjedhje. Rama fitoi me 10 vota, Arvizu përveshi mëngët na uroi për fitoren. Rezultati u kthye dhe prapë e pranuam fatin tonë, hymë sërish në zgjedhje me Saliun. Në zgjedhjet e fundit ne kemi fituar me 20% diferencë. A mund të ketë pasur anomali? Absolutisht, të shkojë në kokërr të burgut kush ka prekur zgjedhjet nga të dyja palët. Por të thuash që me 20 % diferencë, thua s’futem në zgjedhje se ke hallin e një vote”, tha Veliaj, duke shtuar se “Halli i tyre i vërtetë janë sondazhet që i nxjerrin sërish humbës. E thanë më mirë të marrim mungesë, se sa të marrim 4”.

Top Channel