Nënkryetari i Lëvisjes Socialiste për Integrim ka reagur mbi deklaratën e bërë nga Matthew Palmer për Voice of America,
Me anë të një postimi në facebook Vasili thotë se Palmer me deklaratën e tij ka rrëzuar plotësisht dhe ka turpëruar Edi Ramën dhe rilindjen dhe farsën me Kolegjin Zgjedhor.

Në fund të reagimit Vasili i bën thirrje kryeministrit Rama të tërhiqet duke i thënë: Edi Rama tashmë tërhiqu se je kundër ligjit këtë e di dhe Amerika.

Ja postimi i plotë i Vasilit:
Palmer rrezon totalisht 30 qershorin e Rames dhe rilindjes!!
Matthew Palmer ne VOA tha:
“Pas zgjedhjeve, do te formohet Gjykata Kushtetuese dhe presim që mosmarreveshjet për kohën e zhvillimit të zgjedhjeve të zgjidhen permes institucioneve të vendit”, tha zoti Palmer.
Ne kete menyre Palmer edhe pse nuk eshte jurist i ka rrezuar plotesisht dhe ka turperuar Edi Ramen dhe rilindjen dhe farsen me Kolegjin Zgjedhor.
Edi Rama dhe te gjithe buratinet e tij uleriten nga gezimi qe Kolegji Zgjedhor e zgjidhi problemin,i dha fund gjithshkaje dhe 30 qershorit ja vuri vulen.
Por Palmer me shume te drejte thote qe ceshtja e dates,qe eshte merak,ankese dhe preokupacion vetem i Edi Rames dhe rilindjes zgjidhet vetem ne Gjykaten Kushtetuese, kur ajo te ngrihet.
Pra Palmer thote qarte qe qeveria duhet te shkoje ne Kushtetuese te zgjidhe ankesen e pretendimet e saj.
Deri atehere i paprekur dhe fuqiplote mbeten dekretet e Presidentit dhe tashme 13 tetori eshte ajo e vetmja date kushtetuese e zgjedhjeve lokale ne Shqiperi.
Mirenjohje per objektivitetin z.Palmer.
Edi Rama tashme terhiqu se je kunder ligjit kete e di edhe Amerika.

Top Channel