Është thyer dera e pallatit të sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër e percaktuar si KZAZ. Kjo godinë mbahej e mbyllur për shkak se është në pronësi të bashkisë së Shkodrës, dhe policia bashkiake e ndihmuar nga mbështetës të opozitës arritën të hynin me forcë brenda, në përplasjet e ndodhura pak ditë më parë.

Sulmi i sotëm dyshohet se ka ndodhur nga një grup mbështetës i Partisë Socialiste. Ata kanë goditur me mjete të forta derën kryesore dhe janë larguar. Aktualisht aty ndodhen forcat e policisë.

Për ngjarjen ka reaguar edhe Partia Demokratike, e cila akuzon për sulmin nipin e deputetit të PS, Luan Harusha.

Top Channel