Ka shkuar në 15 numri i të arrestuarve për sulmin ndaj KZAZ dhe punonjësve të policisë në bashkinë e Vaut të Dejës.

Nga policia e Vaut Dejës është bërë kapja dhe ndalimi i Alfred Hilës, 51 vjeç, i cili është vëllai i kryetarit të Bashkisë Vau i Dejës.

“Kapja dhe ndalimi I tij u bë pasi më datë 27.06.2019, rreth orës 20:00, së bashku me shtetas të tjerë kanë sulmuar KZAZ duke përdorur sende të forta dhe bomba molotov në drejtim të KZAZ, si dhe në drejtim të punonjësve të policisë, ku për pasojë janë djegur materialet zgjedhore, si dhe janë dëmtuar tre punonjës policie të Komisariatit të Policisë Vau Dejës të planifikuar në shërbim pranë kësaj KZAZ-je”, thuhet një njoftim.


Njoftimi

Shkon në 15 numri i të arrestuarëve për sulmin ndaj KZAZ dhe punonjësve të policisë.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vau Dejës në këto momente është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

– Alfred Hila, 51 vjeç, vëllai i kryetarit të Bashkisë Vau i Dejës.

Kapja dhe ndalimi I tij u bë pasi më datë 27.06.2019, rreth orës 20:00, së bashku me shtetas të tjerë kanë sulmuar KZAZ duke përdorur sende të forta dhe bomba molotov në drejtim të KZAZ, si dhe në drejtim të punonjësve të policisë, ku për pasojë janë djegur materialet zgjedhore, si dhe janë dëmtuar tre punonjës policie të Komisariatit të Policisë Vau Dejës të planifikuar në shërbim pranë kësaj KZAZ-je.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Materialet procedurale në ngarkim të autorëve të sulmit me bomba molotov dhe djegies së materialeve zgjedhore, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale të ‘’Shkatërrimi i pronës me zjarr’’, ’’Kundërshtimi me dhunë i punonjësve të policisë të rendit publik’’ dhe ‘’Dëmtimi i materialeve zgjedhore”, parashikuar nga nenet 151/2, 236/2 dhe 326/a të Kodit Penal.

Top Channel