Pas përplasjes së djeshme në KZAZ-në nr 6 në Vaun e Dejës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me katër vota pro dhe një kundër vendosi zhvendosjen e KZAZ-së nga shkolla “Ndre Mjeda” në një mjedis privat.

Kujtojmë se tre policë mbeten të plagosur gjatë sulmit ndaj KZAZ-së numër 6 në Shkollën Ndre Mjeda të fshatit Bushat, të Bashkisë Vau i Dejës.

Gjithashtu sot Policia në një deklaratë zyrtare sqaroi se, rreth orës 20:00, rreth 250 simpatizante të PD, u mblodhën përpara KZAZ nr.6 dhe e sulmuan atë duke përdorur bomba molotov dhe mjete të tjera të forta.

  Molotov shkollës në Vaun e Dejës, plagosen 3 policë dhe digjen materialet zgjedhore

  Bomba molotov ndaj KZAZ-së në Vaun e Dejës, në  pranga 14 persona

Top Channel