Milani nuk do të marrë pjesë në Europa ligën që starton këtë verë, për shkak të problemeve me bilancet dhe Fair Play Financiar që bëri UEFA-n dhe më pas Gjykatën e Arbitrazhit sportiv, ta çojnë çështjen deri në vendimin e dhimbshëm për kuqezinjtë.

Kualifikimi i fituar në fushë në turneun më të vogël kontinental, është zhvlerësuar nga KAS në Lozanë.

Milani është shpallur fajtor për shkeljen e rregullave për barazimin e bilanceve, në bazë të normativës së re të qeverisë së futbollit europian. Gjykata e Arbitrazhit zbuloi tekstin e akordit të arritur me Milanin, që parashikon sanksione të reja por blen më shumë kohë për ekipin italian, për të rregulluar aspektet financiare.

Italia gjithsesi nuk humb një vend në kupat e futbollit evropian, dhe në veçanti në Europa Lig. Roma do të ketë akses direkt në fazën e grupeve ndërsa Torino do të duhet të fitojë këtë përmes fazës paraeliminatore të turneut, që starton në fund të korrikut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA