12/01 14:50
Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me Federata Norvegjeze e Futbollit kanë organizuar kursin e trajnimit me 22 trajnere femra.
Ky kurs i financuar nga Qeveria norvegjeze ka si synim zhvillimin e futbollit tek moshat e vogla duke nxitur përfshirjen në trajnimin e femrave, të cilat do jenë dhe Ambasadore të futbollit, në zonat nga vijnë.
Në këtë kurs janë zhvilluar orë teorike me lektorët norvegjez dhe orë praktike me fëmijë nga skuadrat e Zyrës Rajonale të Durrësit. Kursi do të mbahen dhe në vende të Rajonit, si Kosovë, Bosnjë, Maqedoni dhe Mal i Zi.
Top Channel