Bardhi: Rama ka një skenar dhune për të dielën, kërkon t’ia faturojë PD

28/06/2019 14:16

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, gjatë një deklarate për mediat tha se asnjë militant i PDnuk ka lidhje me sulmin në KZAZ në Bushat. Ish-deputeti akuzoi kryeministrin Rama se ka një skenar dhune për ditën e diel, të cilin kërkon t’ia faturojë PD-së.

Ndërkohë, akuzat ndaj kreut të Bashkisë së Vaut të Dejës dhe kërkesën e ministrit Lleshaj për shkarkimin Zef Hilës,  Bardhi i ka cilësuar  si një tentativë të dyshuar që synon të  imponojnë paligjshmëri”.

“Edi Rama po përpiqet të na përçajë dhe të na vendosë kundër njeri tjetrit. Ai ka një skenar të rrezikshëm dhune dhe përplasje civile për të dielën, skenar të cilin kërkon t’ia faturojë Partisë Demokratike, opozitës dhe kryebashkiakëve të opozitës!

Shpresa e tij e vetme për të mbajtur pushtetin kriminal qëndron tek dhuna, tek konflikti, tek përplasja civile. Me këtë skenar, të dalë nga sirtarët e Sigurimit të Shtetit, Edi Rama dhe Sandër Lleshaj kanë vënë në shënjestër kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, të cilin nuk e thyejnë dot as me votë, as me kërcënimin e banditëve të tij me dhe pa uniformë”, tha Bardhi.

Ish-deptuëeti tha se Partia Demokratike përsërit qëndrimin e saj të prerë se asnjë militant i saj nuk qëndron pas djegies së KZAZ-së në Vaun e Dejës.

“Tentativë e dëshpëruar e një regjimi të korruptuar dhe kriminal është sajimi i raporteve të rreme nga policia dhe ndalimi politik pa prova e pa fakte i njerëzve të afërt me kryebashkiakun e Vaut të Dejës.  Zef Hila është në krye të detyrës, duke zbatuar ligjin dhe Kushtetutën e vendit.  Aktet e pavlefshme të kryeministrit mik të kriminelëve më të rrezikshëm të vendit, janë tentativa të dështuara që kërkojnë të imponojnë paligjshmëri. Partia Demokratike dënon me forcë retorikën provokuese dhe të dhunshme të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj  dhe të shefit të tij Edi Rama, i cili me gjakftohtësi kriminale po i fryn konfliktit civil.

Qytetarët të cilët duan të jetojnë të lirë, si në çdo vend normal europain, janë në këmbë në mbrojtje të demokracisë dhe të së ardhmes së fëmijëve të tyre.  Ata e dinë mirë se për sa kohë Edi Rama të jetë Kryeministër, zgjedhje të lira e të ndershme nuk ka për të patur, se mundësia më e mirë për fëmijët e tyre është të ikin refugjat, se Shqipëria do të mbetet e fundit dhe nuk ka për t’u bërë asnjëherë si gjithë Europa.

Qytetarët nuk kanë nevojë të shohin Kodin Penal! Kodi Penal është për kriminelë si Edi Rama dhe Sandër Lleshaj, dhe ndaj tyre do të zbatohet shumë shpejt.

Qytetarët shqiptarë kanë në dorë Kushtetutën e Republikës dhe do të bëjnë gjithçka që Edi Rama të mos e shkatërrojë të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre! ”, u shpreh sekretari i Përgjithshëm i PD-së,

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA