Të shtëna me armë zjarri në një jaht pranë Palasës, policia ndalon mjetin lundrues Pas mbarimit të provimeve të maturës, nxënësit duhet të ndjekin procedurën për regjistrimin në universitet, në një nga 10 degët e studimit që ata kanë përzgjedhur.
Për të ndjekur studimet në institucionet e arsimit të lartë, maturantët duhet të aplikojnë në portalin U-albania, por më parë duhet të kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 lekë në zyrat e Postës shqiptare nga data 27 qershor deri më 25 korrik.
Rezultatet gjatë tri viteve të gjimnazit dhe notat e 4 provimeve të maturës shtetërore janë kriteret kyçe për pranimin në universitet të maturantëve” .
Portali U-albania nuk do të pranoje aplikime nga maturantet, të cilët s’plotësojnë edhe kriterin e notës mesatare, që sipas vendimit të këshillit të ministrave është rritur nga 7 në 7.5 për mësuesinë, ndërsa nga 6 në 6.5 për programet e tjera të studimit. Pas përllogaritjes së pikëve për çdo konkurrent ,universitetet afishojnë në ambientet e tyre dhe faqet zyrtare listat e renditjes. Në datat 2 deri 15 shtator, kush është shpallur fitues paraqet në sekretaritë mësimore të fakulteteve dokumentacionin përkatës dhe regjistrohet. Nga ku bëhet zyrtarisht student.
Top Channel