E ndërsa Presidenti i Republikës ka dekretuar datën e re të zgjedhjeve lokale më 13 tetor, për Kryeministrin Rama, në 30 qershor shqiptarët do të shkojnë në zgjedhje.

“Në telefon më shkruante një çun. O daj nga Italia a do bëhen zgjedhje a jo? Po pse pyet për këtë? Se e ka bërë Likja lesh arapi këtë punë. Dy shpjegime ka. Ose e ka lexuar si dy ditë para ditëlindjes së doktorit, se e ka njësh, po e kapi sikleti, vetëm doktori e shoqëron. Ky është muhabet “filxhoni”, zgjedhjet do bëhen në 30 qershor”, është shprehur Kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë dha edhe arsyen se përse sipas tij, Presidenti nxori një datë të re zgjedhjesh.

“13 tetori doli se ata e kuptuan që nuk bëjnë dot atë që ata kishin imagjinuar. Jo do vrasim këtë jo do bëjmë atë. Lajmi i mirë është se në 30 qershor do të jetë qetësi, nuk ka për të patur problem”, ka shtuar Kryeministri i vendit.

Nga Vora nuk ka munguar as ironia e Kreut të qeverisë, drejtuar Presidentit Meta.

“Nga ana tjetër është keq, por është fakt, është ngjall baba Qamili, se ata atë punë bënin, ishte një togë rripi e kishte bërë vulë ky i shkreti, ajo shkruante kompani kafeje import- eksport. Ky baba Xhikja, ky vulën e di çfarë shkruan, vula është stema e Republikës së Shqipërisë, nuk di se çfarë bën me dekretet”, ka thënë në fjalën e tij Edi Rama.

Top Channel

Top News – Shpërthimi me eksploziv/ Fushë Krujë, policia shoqërohen disa të dyshuar
Rusia dëboi nga vendi 20 diplomatë cekë të cilët janë urdhëruar të largohen, si masë shpaguese ndaj largimit që republika ceke i bëri të shtunën 18 diplomatëve rusë. Vendimi i Pragës erdhi pas një hetimi që tregoi pas shpërthimit të një depoje municionesh në Ceki, qëndronte Moska. Kjo e fundit i dha diplomatëve çekë një ditë kohë për t’u larguar, ndërsa Praga u dha rusëve 48 orë. Ministria e Jashtme ruse e cilësoi vendimin e çekëve si “të pashembullt” dhe si “akt armiqësor”. “Me dëshirën për të kënaqur Shtetet e Bashkuara, pas sanksioneve të fundit të SHBA-së kundër Rusisë, autoritetet çeke madje i tejkaluan udhëzuesit e tyre”, thuhej në një deklaratë të saj, ku cilësoheshn si të pabaza dhe absurde pretendimet e çekëve se diplomatët rusë janë operativë të inteligjencës. Shtetet e Bashkuara thanë se qëndrojnë krah Republikës Çeke lidhur me vendimin për të dëbuar diplomatët rusë. “SHBA qëndron me Republikën Çeke në përgjigjen e saj të vendosur kundër veprimeve keqdashëse të Rusisë në tokën e çeke”, shkruante zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price në Twitter. “Ne duhet të veprojmë në mënyrë të vendosur në përgjigje të veprimeve ruse që vënë në rrezik integritetin territorial, sigurinë energjitike ose infrastrukturën kritike të aleatëve dhe partnerëve tanë”, shtoi ai. Cekia sqaroi se ka informuar aleatët e NATO-s dhe Bashkimit Evropian në lidhje me përfshirjen e dyshuar ruse në një shpërthim depoje municionesh në vitin 2014 dhe çështja do të trajtohet në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së.
Top Channel/ SHBA kërcënon Rusinë, “ Po vdiq Navalny, do të ketë pasoja”
Top News – Rrëfimi i një patronazhisti/ Si mblidhen të dhënat sekrete për PS
Top News – Belinda Balluku në garën e Kombinatit/ Fushata e ministres që kërkon mandatin si deputete
Top News – Kandidati demokrat në Korçë/ Fushata e Salianjit derë më derë te qytetarët