Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehen kundra dekretit të ri të presidentit Ilir Meta për mbajtjen e zgjedhjeve me 13 Tetor dhe jo këtë të dielë. Qeveria amerikane e shprehu qëndrimin e saj përmes zëvendës ndihmës sekretarit të shtetit Matthew Palmer në një prononcim për Zërin e Amerikës.
“Ne presim që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor, të jenë të qeta e të rregullta. Pas zgjedhjeve do të formohet Gjykata Kushtetuese dhe shpresojmë që mosmarrëveshjet për kohën e zhvillimit të zgjedhjeve të zgjidhen përmes institucioneve të vendit”, tha Palmer për “Zërin e Amerikës”.
Ky qëndrim amerikan për datën e zgjedhjeve nuk është surprizues, por vijim i qëndrimit të Washingtonit zyrtar. Vetë zoti Palmer në një intervistë për Top-Channel dy javë më parë deklaroi se, data 30 qershor u vendos nëpërmjet procedurave të përcaktuara të Shqipërisë.
Ne theksoi zoti Palmer, kemi në plan të kemi vëzhgues zgjedhjesh nga SHBA edhe si pjesë e misionit të ODIHR edhe si pjesë tonën për të vëzhguar zgjedhjet e 30 qershorit. Ky qëndrim u përforcua edhe ambasadori Philip Reeker ndihmës sekretar shteti për euro Azinë.
Top-Channel ekskluzivisht raportoi të hënën për një bisedë telefonike mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadorit Reeker nga ku zyrtari i departamentit të shtetit është shprehur se zgjedhjet duhet të mbahen në 30 Qershor dhe nuk ka asnjë kthim pas.
Me dekretin e anulimit të datës së zgjedhjeve në dorë, në bashkitë që drejtohen nga PD dhe LSI mbështetësit e opozitës, dogjën disa KZAZ. Reagimi ambasadës amerikane ishte i menjëhershëm.
“Shtetet e Bashkuara duan atë që meriton populli shqiptar: sundim të ligjit që mbron punonjësit civilë dhe shkollat nga sulmet e pakuptimta, që mbron integritetin dhe sigurinë e procesit zgjedhor”.
Por pas qëndrimit te zëvendës ndihmës sekretarit të shtetit Matthew Palmer, për Zërin e Amerikës reagoi zëdhënësi presidentit. Ai thotë se përgjigjet për Palmer, por në fakt ironizon dhe përshëndet deklaratën e kongresmenit Elion Engell.
“Presidenti i Republikës Ilir Meta vlerëson deklaratën e përgjegjshme, të vëmendshme e njëkohësisht shqetësuese të Kryetarit të Komisionit të Politikës së Jashtme të Kongresit Amerikan, Eliot Engel. Presidenti siguron Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Kongresit Amerikan, Eliot Engel dhe të gjithë miqtë e vërtetë të Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se po bën dhe do të bëjë të gjitha përpjekjet që Shqipëria të mund të organizojë zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse, demokratike, me standarde, të lira dhe të ndershme, ashtu siç e meriton një vend i NATO-s dhe një vend që dëshiron të bëhet anëtar i Bashkimit Europian.
Top Channel