Një 45-vjeçar ka aksidentuar një 10-vjeçar me makinë.

Shtetasi E.Xh., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij , ka aksidentuar shtetasin e mitur me iniciale R.P., rreth 10 vjeç, i cili u transportua në Spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Durrës/Informacion Paraprak

Më datë 27.06.2019, rreth orës 20:10, në lagjen Nr.17 Durrës, shtetasi E.Xh., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij , ka aksidentuar shtetasin e mitur me iniciale R.P., rreth 10 vjeç, i cili u transportua në Spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi Hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Top Channel