Federata e Aeronautikës Shqiptare ka risjellë në vëmendje nga Gjirokastra nevojën e vendosjes në funksion të pistës së dikurshme të aeroportit të Gjirokastrës duke nisur nga vjeshta e këtij viti.
Federata e ka prezantuar idenë në Gjirokastër megjithëse ende nuk ka një projekt konkret që shoqëron këtë ide mbi kostot, financimin, kapacitetin turistik dhe dhjetëra zgjidhje teknike të nevojshme.
Jemi dakordesuar qe aeroporti te jete funksional tha Alket Islami nga Federata e Aeronautikës duke nënkuptuar dakordësimin me qeverinë por ai nuk dha detaje të mëtejshme sepse duket se ideja është ende në nivelin e diskutimit. Islami foli edhe për nevojën e çeljes së shkollës së aeronautikës për mjetet e vogla motorike fluturuese, duke e prezantuar më shumë si një dëshirë sesa si një projekt konkret.
Gjirokastra e ka një histori në fushën e aeronautikës, madje edhe projekte konkrete të detajuara teknikisht nga ekspertë të cilat nuk janë konsideruar deri tani me gjithë lobimin lokal shumëvjeçar. Shoqata Italiane për Zhvillim) ka realizuar vite më parë një studim teknik dhe profesional të mundësisë së rikthimit të fluturimeve në aeroportin e Gjirokastrës. Studimi, që i është dorëzuar autoriteteve konfirmon se ky aeroport i ka të gjitha kapacitetet teknike për rikthimin e fluturimeve të avionëve me kapacitet të vogël.
Aerodromi i Gjirokastrës u ndërtua gjatë Luftës së Dytë Botërore nga italianët. Pas vitit 1944, shërbimi civil në aeroportin e Jugut do të ndërpritej, por pista e tij do të përdorej për fluturime për qëllime ushtarake, për nevoja qeveritare dhe humanitare.
Top Channel