“Ik Mehmet, ik Kadri, ik Beqir, na fal, ik Erjon për partinë”, analiza e Artan Fugës: Të gjithë rendën pas NJËSHIT, opozita, Presidenti, Këshilli Bashkiak, Partia, miqtë, fiqtë…
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë të akuzuar për vepra penale kundër procesit zgjedhor.
Të arrestuarit janë 3 shtetasit: P.P., 45 vjeç, D.D., 47 vjeç dhe A.P., 35 vjeç, nga Babrruja.
Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5, bazuar në prova, për vepra penale kundër procesit zgjedhor në vend, arrestuan në flagrancë 3 shtetasit: P.P., 45 vjeç, D.D., 47 vjeç dhe A.P., 35 vjeç, nga Babrruja.
Gjithashtu u shpallën në kërkim 3 shtetasit: L.M., R.N. dhe B.P. për të njëjtën vepër penale.
Vijon puna për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë për shtetasit e shpallur në kërkim. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel