Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra një tjetër pretendent të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, para të cilës zyrtarë të lartë pritet të ulen në bankën e të akuzuarve. Gjyqtari Luan Hasneziri, gjithashtu profesor i të drejtës u s’kualifikua nga vetting-u për shkak të pasurive.
Edhe prokurori i Krimeve të Rënda që ishte kandidat për në SPAK, Eugen Beci, një prokuror karriere nuk u konfirmua në detyrë. Pavarësisht se magjistrati Beci mbante rekorde pozitive në hetimin e grupeve kriminale , atij ju pa e dyshimtë blerja e të vetmes pasuri që posedon, një apartament në kryeqytet. Shkarkimi i tij solli dështimin e seancës paraprake kundër 51 të pandehurve të hetuar nga prokurori Beci për akuzën e trafikut të klandestinëve drejt Kanadasë dhe Amerikës. Më herët vetting-u shkarkoi edhe Shkëlzen Cenën, një tjetër kandidat i SPAK, i cili iu bashkua listës prej 65 gjyqtarëve e prokurorëve të nxjerrë deri më tani jashtë aksite të drejtësisë.
Por përveç vetting-ut që ka marrë trajten e një fortune në drejtësine shqiptare, alfa e reformës në drejtësi pritet të jetë SPAK dhe GJKKO , të cilat së bashku do të hetojnë dhe gjykojnë zyrtarë të korruptuar dhe eksponentë të krimit të organizuar.
Deri më tani janë konfirmuar në detyrë 10 prokurorë që pretendojnë të renditen nga Këshilli i Lartë i Prokurorise si pjesë e SPAK. Mes tyre dy prokurorë jane apeluar çka do të thotë që për të konfirmuar udhëtimin e tyre drejt SPAK duhet të pritet qëndrimi i Kolegjit të Posaçëm. Ndërkohë që nga kjo listë gjenden nën ethet e vetting-ut 12 prokurorë të tjerë që hoqën dorë nga privatësia dhe dhanë pëlqimin për t’u survejuar bashkë me rrethin familjar. Edhe verfikimi i tyre po kryhet me shpejtësi dhe me shumë mundësi fati i tyre do të caktohet brenda këtyre dy muajve, për ta lënë me tej çështjen në dorën e KLP që është institucioni i vetëm i cili pasi të intervistojë kandidatët do vulosë renditjen e më të mirëve për në SPAK. Por derisa kjo të ndodhë, diskutimi më i madh është a do ngrihet apo jo me një numër minimal apo do pritet verifikimi i të gjithë konkurrentëve për ta patur SPAK-un me ekipin e plotë që kërkon ligji prej 15 prokurorësh. Nga ana tjetër, ritmet e vetting-ut duhet të jenë të njëjta edhe për gjyqtarët e posaçëm që do gjykojnë dosjet e SPAK. Nga 22 gjyqtarë të të dyja shkallëve që synojnë të jenë pjesë e GJKKO janë kontrolluar pesë prej tyre, nga të cilët tre morën karton të kuq.
Kandiatë të konfirmuar
1.Arben Kraja
SPAK/ Kandidatë që presin
Top Channel