Projekti i stadiumit të ri të Kukësit “Zeqir Ymeri”, ka përfunduar tashmë në të gjitha detajet dhe ka një imazh të plotë.

Ky projekt është një rindërtim thuajse i plotë i stadiumit aktual të Kukësit. Skuadra verilindore do të ketë mundësinë të zhvillojë jo vetëm ndeshjet e kampionatit në qytetin e saj, por edhe ndeshjet e kupave të Europës.

Në sezonin e fundit skuadra e Kukësit i zhvilloi të gjitha ndeshjet në transfertë duke luajtur si pritëse në stadiume të ndryshme si “Loro Brici” në Shkodër, në stadiumin e Kamzës apo në “Elbasan Arena”.

Projekti i stadiumit të ri është diskutuar që nga fillimi i sezonit të shkuar, por ende nuk ka asnjë hap konkret në terren, pasi Bashkia nuk ka dhënë lejen.

Stadiumi aktual “Zeqir Ymeri” plotësonte kushtet minimale për të zhvilluar ndeshje edhe për kampionatin shqiptar, muret rrethuese shumë afër fushës dhe vetë fusha jo me përmasat e standarde, përveçse me barë artificial për të cilin ankoheshin shpesh skuadrat mike. Gjithsesi ky rikonstruksion i këtij stadiumi, do të përfshirë shtimin e tribunës, mbulimin e saj, rikthimin e fushës me bar natyral dhe në përmasat standarde, gjithashtu do të ketë ndriçim për të zhvilluar ndeshjet në orari e mbrëmjes.

Kapaciteti i këtij stadiumi do të jetë rreth 9000 vendesh, i konsideruar si i mjaftueshëm për këtë qytet. Gjithsesi për momentin gjithçka mbetet peng e politikës edhe për ndërtimin e tij. Kryetari aktual i bashkisë dhe presidenti i klubit Safet Gjici si rival të zgjedhjeve të 30 qershorit, kanë ngrirë fillimin e punimeve dhe deri në përfundimin e këtij procesi me sa duket nuk do të ketë asnjë hap në fillimin e punimeve në stadiumin “Zeqir Ymeri”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA