Gazetari Arjan Çani mendon se shqiptarëve u është dhënë shumë lehtë dhe pa asnjë sakrifica e drejta e shenjtë e votës. Duke folur në emisionin ‘Open’ në Top Channel, Çani theksoi se kur në Shqipëri të ketë të vrarë për të drejtën e votës, atëherë vendi do të ketë shpëtuar.

“Kur në këtë vend do të vijë dita që do të ketë të vrarë për të drejtën e votës, atëherë ky vend do të ketë shpëtuar. Kur them të vrarë flas për njerëz që ngrihen në protestë për të arritur këtë kauzë që është e drejtë. Ju mendoni që mund t’i fitoni këto të drejta dhe këto liri pa sakrifica?”, u shpreh Çani.

Arjan Çani u kujdes të sqarojë dhe të bëjë ndarjen midis krimeve elektorale, ku në Shqipëri ka patur edhe të vrarë, dhe revolucioneve që bëhen dhe nevojiten për të siguruar të drejtën e votës.

Top Channel