Ulja e numrit të familjeve që merren me aktivitet bujqësor në Shqipëri, si dhe mbyllja e disa komplekseve blegtorale të mesme dhe të mëdha ka rritur ndjeshëm importin e prodhimeve bujqësore.
“Po të shikoni të dhënat e importit të INSTAT-it për importin e prodhimeve bujqësore ato kanë arritur në 1 miliard dollarë krahasuar me 5-6 vite më parë rritja është gati me 50%”, tha Ndoc Fazllia, ish zv.ministër bujqësie.
Sipas të dhënave të publikuar nga INSTAT, numri i gjedhëve në vitin 2018 është 1.7% më I ulët se 2017. Tkurrja e blegtorisë ka sjellë mungesë të mishit dhe qumështit vendas, për këtë arsye fabrikat e mëdha të bulmetit furnizohen me prodhimet bujqësore të rajonit.
“Për vitin 2018 krahasuar me 2017 kemi një rritje të importit të mishit të gjedhit është një rritje shumë e madhe me gati 50% të importit. Gjithashtu kemi një rritje të qumështit nga 12 mijë ton që ka qenë në vitin 2017 për vitin 2018 janë importuar 15 mijë ton. E gjitha kjo është një pasojë e rënies së numrit të krerëve dhe politikave mbështetëse për sektorin prodhues vendas “, tha ai.
Mungesa e stallave detyron konsumatorin shqiptarë të pijë qumësht Maqedonie dhe të hajë mishi Brazili.
Top Channel