Verona nuk ka pritur shumë për të zyrtarizuar blerjen e futbollistit shqiptar Amir Rrahmani, një përforcim i rëndësishëm për klubin e ringjitur në serinë A që garanton kështu prapavijën me një element cilësor.
I shoqëruar nga menaxheri i tij Adrian Aliaj, futbollisti i përfaqësueses së Kosovës që më parë ka mbrojtur edhe ngjyrat kuqezi, firmosi kontratën me drejtuesit e skuadrës italiane, me të cilën do të aktivizohet duke nisur nga muaji Gusht.
Rrahmani, i cili mbajti shiritin e kapitenit te Dardanët në dy ndeshjet e fundit eliminatore të Europianti 2020 kundër Malit të Zi e Bullgarisë, i ka kushtuar Veronës 2,1 milionë euro. Kjo është një shumë e majme në arkat e Dinamos së Zagrebit, skuadër që kishte besuar më parë fort te lojtari shqiptar.
Amir Rrahmani ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Veronën, një piedfestal i rëndësishëm për karrierën e futbollistit që shkëlqeu në sezonin që lamë pas në Kroaci, duke u aktivizuar në 26 ndeshje me Dinamon e Zagrebit.
Top Channel