Me 13 vota pro dhe 1 kundër të anëtarëve të Komisionit të Ligjeve i hapet drita jeshile ngritjes së Komisionit të Posaçëm Parlamentar, që do të shqyrtojë me detaje kërkesën e 55 deputetëve të mazhorancës, për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Bashkim Fino pas votimit nuk e kurseu batutën në adresë të presidentit, duke u nxitur nga çfarë deklaroi Kreu i Shtetit të martën kur tha, se 5 anëtarëve e Kolegjit Zgjedhor i ishte bërë presion dhe shantazh.
Adnor Shameti relator për raportin e komisionit të ligjeve e quajti të ligjshme kërkesën e 55 deputetëve.
“ka nxjerr një akt në kundërshtim me ligjin. Ka cënuar parimin e së drejtës të qytetarëve për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Çmoj se në aspektin ligjor dhe procedural, kërkesa është në përputhje me nenin 90, pika 2 të Kushtetutës dhe nenin 112 të rregullores së Kuvendit”, tha ai.
Raporti Komisionit të Ligjeve me propozimin e ngritjes të Komisionit të Posaçëm Hetimor Parlamentar, do të diskutohet në seancë plenare të Kuvendit në 4 Korrik.
Presidenti Ilir Meta bëhet i pari udhëheqës shteti shqiptar, që po përballet me atë që njihet si Impeachment- apo procedurë shkarkimi e te inicuar nga maxhoranca qeverisëse, me motivacionin e shkeljes së Kushtetutës pas çdekretimit të datës të zgjedhjeve.
Top Channel