Gara e aventurës dhe plot adrenaline e X-Alps ka një fitues dhe bëhet fjalë për Christian Maurer.
Atleti zviceran në të vërtetë bëri historinë në këtë disiplinë sportive pasi triumfoi në të për herë të 6 radhazi Maurer përshkoi 1100 km me parashutë, duke vrapuar e duke ecur në terrene alpine në këtë eveniment që nisi në Salzburg dhe që përfundoi në Monaco pasi u kalua edhe pika e fundit e kthesës në Peille.
Pas startit në Salzburg në 16 qershor, Maurer së bashku me 31 atletë nga 20 vende të botës kaluan nëpër 6 shtete; Austri, Gjermani, Itali, Zvicër, Francë, Monako duke kaluar 13 pika kthese me zviceranin që u shfaq më mirë nga të gjithë duke fituar me meritë këtë garë shumë të vështirë me kohën 9 ditë 3 orë, 6 minuta e 11 sekonda, një rezultat ky që duhet të konfirmohet ende.
Christian Maurer ka nisur serinë e fitoreve në Garat X-Alps në vitin 2009 dhe që nga ai moment nuk ka pësuar më asnjë humbje teksa ka triumfuar edhe në vitet 2011,2013, 2015 e 2017.
Top Channel