“Mirazur” në Francë është shpallur restoranti më i mirë i botës, në një ceremoni të mbajtur në “Singapor”, restoranti i ndodhur në “Rivierën Franceze” u kurorëzua si numri një mes 50 restoranteve të tjera nga pjesë të ndryshme të globit që luftonin për këtë titull.
“Mirazur”, shefi i kuzhinës së të cilit është në fakt argjentinas, mori lavdërime për një sërë pjatash, duke përfshirë atë me panxhar nga kopshti i tij, të pjekur në kripë e të shoqëruar me krem havjari.
Lajmi i gëzoi jo vetëm fituesit, por edhe banorët e qytetit Menton, ku ndodhet “Mirazur”.
“Është një restorant shumë i njohur dhe mjaft luksoz. Bëhet fjalë për një restorant të një niveli mjaft të lartë, me një cilësi mbresëlënëse, sidomos me shef Mauron në krye. Vlerësimet për të kanë qenë gjithmonë pozitive”, është shprehur një banore.
Lajmi befasoi dhe turistët argjentinas në Menton.
“Për ne, që një argjentinas të arrijë nivele të tilla në kuzhinën franceze, është diçka vërtet e mrekullueshme!”
Kjo ceremoni çmimesh e mbajtur që nga viti 2002, tani konkurron me yjet e famshme “Michelin”, edhe pse disa ekspertë e vënë në dyshim metodologjinë e saj.
Lista u hartua bazuar në gjykimin e më shumë se 1000 ekspertëve të kuzhinës.
Spanja kishte tre restorante ndër 10 më të mirët, ndërsa Franca, Danimarka dhe Peruja patën nga dy, së bashku me Britaninë e madhe.
Top Channel