Drejtuesja e ‘Open’, Eni Vasili ka deklaruar gjatë emisionit se nesër në Presidencë do të zhvillohet një takim midis Ilir Metës dhe kryeopozitarit Lulzim Basha. Gazetarja Vasili theksoi se në bazë të burimeve mësohet se Meta i ka dërguar Bashës një ftesë zyrtare, njësoj si edhe kryeministrit Edi Rama, për të diskutuar mbi krizën politike në vend.

Sipas Vasilit, ftesa është pranuar nga Basha dhe kreu i PD-së do të jetë nesër në Presidencë në orën 09:00.

Presidenti Meta i ka dërguar një ftesë të ngjashme edhe kryeministrit Rama, por ky i fundit u përgjigj në mënyrë të prerë se nuk ka kohë për ‘lojë me letra’ sepse është i zënë me fushatën.

Kjo është ftesa e parë zyrtare që Ilir Meta  u drejton kryetarëve të PS dhe PD për të gjetur një zgjidhje mbi krizën, e cila mori një tjetër dimension pas dekretit për shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale.

  Kriza politike/ Meta ftesë Ramës, kryeministri përgjigje të prerë: Kemi zgjedhje, jam i zënë!

Top Channel