Policia ka ndaluar një person ishte shpallur në kërkim, i dyshuar kryesor, për sulmin ndaj KZAZ-së nr.42 si dhe ndaj punonjësve të Policisë.
E. Gj., 26 vjeç, banues në Kavajë, akuzohet për veprat penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, i mbetur në tentativë, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullimee manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”
Njoftimi
Kavajë.
Ndalohet një ndër personat e shpallur në kërkim, i dyshuar kryesor, për sulmin ndaj KZAZ-së nr.42 dhe ndaj punonjësve të Policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, bazuar në prova filmike, raporte shërbimi dhe prova të tjera të grumbulluara në lidhje me aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe KZAZ-së nr 42 Kavajë në protestën e datës 19 Qershor 2019, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
E. Gj., 26 vjeç, banues në Kavajë, për veprat penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, i mbetur në tentativë, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullimee manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”
Ky shtetas në datë 19.06.2019, gjatë zhvillimit të protestës para KZAZ nr 42 Kavajë, duke tentuar të hyjë me forcë në ambjentet e KZAZ-së ka qëlluar me sende të forta, mjete piroteknike dhe shishe molotov punonjësit e Policisë të dislokuar në shërbim pranë kësaj KZAZ-je.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar, të përfshirë në këto veprime të kundraligjshme.
Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel