Sa e sa fëmijë janë rritur me imazhet e një marinari simpatik që në bazën e fuqisë së tij ka përdorimin e spinaqit, në doza të caktuara sa herë ai ka nevojë të luftojë rivalin e tij Pluto.
Duket se spinaqi vërtet ka superfuqi, e të paktën ky është rezultati i studimit në Institutin e farmacisë në universitetin e Berlinit. Një substancë brenda këtij ushqimi, ecdysterone, sjell dukshëm përmirësimin e paraqitjes fizike, njësoj sic pretendon personazhi i filmave me kartona që është krijuar 90 vjet më parë.
Në kërkimin e mbështetur nga Agjencia botërore “antidoping”, 46 atletë dolën vullnetarë për tu analizuar në substancën në fjalë. rezultatet treguan se në të gjitha raste, kishte deri në 3 fishin të forcës për ata sportistë që konsumonin spinaq. Por jo vetëm kaq.
Përgjegjësja e kërkimit rrëfeu për rrjetin gjerman ARD se ka rekomanduar në agjencinë botërore “antidoping”, që spinaqi të fute në ushqimet që duhen ndaluar, të paktën gjatë evenimenteve sportive.
Top Channel