Plagosën me thikë dhe sende të forta 24-vjeçarin, policia kap dhe arreston në flagrancë tre autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Korçës.

-A.K, 18 vjeç (i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”).

-M.J, 28 vjeç, (i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”) si edhe

-I.A, 32 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndodhur pranë tregut të shumicës, dyshohet se kanë goditur me sende të forta në trup dhe kanë plagosur me thikë shtetasin A.T, 24 vjeç, banues në Korçë, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, të kryera në bashkëpunim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA