Një 55 vjeçar është proceduar penalisht nga Policia Kufitare e Rinasit pasi nuk deklaroi paratë që kishte me vete. 23,250 euro ishte shuma që burri do të nxirrte jashtë vendit dhe të cilat nuk i kishte deklaruar në doganën e Rinasit.

Për këtë arsye, gjatë kontrollit në vijën e dytë, shtetasit H.LL., shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën të fshehura në trup 23.250 euro të padeklaruara në doganën e Rinasit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve,  materialet do ti kalojnë  për veprime të mëtejshme Prokurorisë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave  dhe i sendeve me vlerë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA