Xhudoja vazhdon të jetë sporti më i suksesshëm i Kosovës në arenën ndërkombëtare. Pas të artës së Majlinda Kelmendit dhe të argjendtës së Nora Gjakovës, radha i erdhi medaljes së bronztë të Loriana Kukës në Lojërat Europiane të Minskut që kanë nisur këtë muaj.

Sportistja e delegacionit kosovar në çerekfinale u mposht nga holandezja Guusje Steenhuis, duke e humbur mundësinë që ta synonte medaljen e artë, por nuk u dorëzua.

Kuka ishte këmbëngulëse në tentativën për shkallën më të ulët të podiumit në kategorinë deri në 78 kg. Ajo fitoi të drejtën për të luftuar për bronzin duke e mposhtur gjermanen Anna Maria, ndërsa në sfidën e fundit Loriana kuka mposhti gjermanen tjetër, Luise Malzahn, në një duel shumë të fortë, duke e hedhur në dysheme vetëm 22 sekonda para mbylljes së kohës.

Për Kosovën kjo ishte medalja e 3-të në Lojërat Evropiane në Bjellorusi. Në ditën e parë të garave Majlinda Kelmendi kishte fituar medaljen e artë, ndërsa Nora Gjakova të argjendtën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA