BMW po përshpejton përpjekjet e tij për tu distancuar nga motorët me djegie të brendshme dhe zhvendosjet tek teknologjia e baterive ndërkohë që prodhuesi gjerman i makinave kërkon të dyfishojë numrin e mjeteve elektrike dhe hibride që do të shesë në dy vitet e ardhshme.

Kompania do të ketë 25 modele elektrike në shitje, në 2023, dy vite më herët nga sa ishte planifikuar. Më shumë se gjysma e mjeteve do të jenë tërësisht elektrike.

Ky intensifikim i përpjekjeve për elektrifikim tek BMW vjen në një kohë kur prodhuesit evropianë të makinave përballen me një sfidë të paprecedentë për modelet e tyre fitimprurëse ndërkohë që tregjet kryesore, nga Britania e madhe e deri tek kina, planifikojnë të dekarbonizojnë transportin rrugor.

Për prodhuesit gjermanë, përfshirë BMW, Volkswagen dhe Daimler, gara për tu shkëputur nga karburanti fosil, është veçanërisht urgjente. Rregulla strikte të BE do të hyjnë në fuqi në 2021, prodhuesit duhet të sigurojnë që emetimet mesatare të makinave të reja të jenë nën 95 g dioksid karboni, për kilometër, në të kundërtën përballen me gjoba.

Modelet aktuale të BMW emërojnë mesatarisht 128.9 g dioksid karboni për kilometër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA