Sekretari për Mediat në Partinë Socialiste, Alfred Peza, duke komentuar nismën #edheunë të shumë intelektualëve që kundërshtojnë votimet e 30 qershorit, theksoi se Lulzim Basha ka ndryshuar qëndrim.
Në emisionin “Open” në Top Channel, Peza tha se Basha i ka braktisur intelektualët dhe militantët sepse qëndrimi i PD-së ka ndryshuar pas deklaratave të ambasadorëve të SHBA-së dhe BE-së.
“Ka ndryshuar totalisht qëndrimi i PD-së pas takimeve me ambasadorët. PD dhe opozita janë tani për bojkot dhe jo në pozicionet luftarake për t’i bllokuar dhe për t’i penguar qytetarët për të shkuar në votime”, tha Peza, duke shtuar se diçka e tillë është vënë re edhe në deklaratat e zyrtarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Edhe gazetari Alban Dudushi u shpreh gjatë emisionit se nuk mendon se në 30 qershor do të ketë përplasje mes palëve.
Open/ Celibashi: Dekreti për 30 qershorin është i pavlefshëm
30 qershori/ Alban Dudushi në ‘Open’: Nuk do të ketë përplasje
Top Channel