Veliaj në “Open”: Asnjë ndërtim nuk është bërë në hapësirat publike
24/06/2019 22:20
Kryebashkiaku i kryeqytetit Erion Veliaj, deklaroi në emisionin Open të Eni Vasilit se kandidimi për një mandat të dytë i jep një fuqi të madhe dhe shtoi se është i fokusuar tek rritja ekonomike.
Veliaj tha se Tirana është motori i rritjes ekonomike në vend.
Kryebashkiaku, i pyetur nga Mentor Kikia për ndërtimet në Tiranë tha se nuk janë bërë ndërtimet në hapësirat publike por gjithçka është pjesë e një plani për të shoqëruar Tiranën që rritet dhe nuk ka kufi për banorët.
Veliaj duke folur për lejet e ndërtimit tha se ka një pjesë të konsiderueshme lejesh për objekte publike si shkolla apo ndërtime publike.
Top Channel