Erion Veliaj, i ftuar në emisionin Open të Eni Vasilit, deklaroi se 30 vjetori nuk ka më asnjë diskutim: “ka vendimmarrje politike, vendimmarrje juridike dhe vendimmarrje diplomatike”.
“Gjithçka është e vendosur tashmë dhe vendimi i Kolegjit e vendosi, vendimi i ndërkombëtarët e stërvendosi. Siç luftojmë bullizmin që në mënyrë të dhunshme bllokojnë shumicën, ashtu ndodh edhe me zgjedhjet: ka një shumicë të heshtur që duan të votojnë”, tha Veliaj.
Veliaj tha se loja e kungulleshkave me datën e zgjedhjeve nuk mund të bllokojë zhvillimin e vendit.
“Ata luan me datat si lojë fëmijësh, por datat janë përgjegjësi”, tha Veliaj në Open.
Kryetari i opozitës ka pasur mundësinë të bëjë më shumë se ka qenë kryetar i bashkisë së Tiranës dhe nuk ka lënë gjurmë.
Top Channel