Kuvendi i Kosovës ka miratuar raportin e Komisionit Hetimor për dëbimin e gjashtë shtetasve turq.

Me këtë rast, ata kanë aprovuar 31 shkelje ligjore të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës dhe Policisë së Kosovës, si dy institucionet udhëheqëse të procesit.
Deputetët kanë deklaruar se janë shkel ligjet ndërkombëtare e vendore, si dhe ka pasur tejkalim të kompetencave.

“AKI-ja ka marrë autorizime policore ka tejkaluar mandatin e vetë kushtetues qe ka. Në zyrat e Policisë se Kosovës kanë hy agjent të AKI-së dhe kanë menaxhuar aksionin e policisë. Policia në terren nuk kanë komunikuar me shefat e tyre kanë komunikuar me dy agjendë të AKI-së me ata janë konsultuar. Kjo tregon që siguria individuale dhe nacionale në Kosovë është në pikëpyetje, që arrin AKI të suprimoj krejt institucionet tjera”, ka thënë deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.

“Kur është miratuar Kushtetuta e Kosovës pjesë integrale e kushtetutës është Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, dhe kjo konventë është shkel më të dyja këmbët, në këtë rast pra është shkel edhe një dimension i rëndësishëm ndërkombëtar dhe vendor kushtetues”, ka thënë deputeti Konjufca nga LVV.
Të vetmit që nuk u pajtuan me raportin qenë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Grupit 6+, të cilët u përplasën me opozitën.
“Së paku në tri raste janë marrë në intervistë dëshmitar pa kuorum, intervistat pa kuorum zhvlerësojnë provën si të tillë dhe nuk mund të përdoren në raportin përfundimtar”, ka thënë deputet i pozitës nga PDK, Hajdar Beqa.

Nga 68 deputetë të pranishëm në sallë, 58 kanë votuar pro, 2 kundër dhe 4 abstenime.Dëbimi i gjashtë shtetasve turq u bë më 26 mars të 2018-ës, me kërkesë të shtetit turk. Sipas deklarimeve të drejtorit të AKI-së, parashihej dëbimi i gjithsej 200 turqve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA