Një tjetër viktimë u regjistrua mëngjesin e së hënës në plazhet e vendit. Një i moshuar humbi jetën si pasojë e arrestit kardiak në Durrës.
Një tjetër viktimë u regjistrua mëngjesin e së hënës në plazhet e vendit. Një i moshuar humbi jetën si pasojë e arrestit kardiak në Durrës.
75 vjeçari nga Tirana, Gani Hoxha është futur për t’u larë në det rreth orës 09:30, por nuk ia ka dalë të kthehet më në breg.
Këtë mëngjes në plazhin e currilave në Durrës u gjet trupi i pajetë i një 31-vjeçari që ishte zhdukur të dielën pasi ishte futur në det. Alarmin e kishin dhënë shokët e tij.
Ndërsa në Shëngjin vazhdojnë kërkimet në det për një 18 vjeçar që dyshohet se është mbytur të dielën. Ai u fut në det dhe nuk doli më duke i detyruar familjarët që të kërkojnë ndihmë për kërkimin e tij.
Gjatë së dielës pushuesit nga Velipoja raportuan për 3 persona që kishin rrezikuar të mbyteshin.
Ndihmën e parë e morën nga plazhistët. Vrojtuesit e plazhit në asnjë rast nuk kanë qenë pranë personave të nxjerrë nga deti, ashtu si me të moshuarat që humbën jetën javën e kaluar në Vlorë.
Të dielën Top Channel bëri një vëzhgim gjatë vijës bregdetare të Durrësit ku të gjitha kullat, me përjashtime të rralla, ishin bosh, pa roje bregdetare.
Punësimi i një vrojtuesi është kriter për dhënien e lejes për shfrytëzimin e plazheve por duket se askush nuk e zbaton ligjin edhe pse vitet e fundit dhjetëra të rinj janë trajnuar për t’u dhënë ndihmën e parë personave deri në mbërritjen e ambulancës.
Top Channel