Tedi Blushi, zëdhënës i Presidencës, thotë se nuk ka asnjë surprizë në vendimin e Kolegjit Zgjedhor për të mos pranuar padinë e Partisë Uniteti Kombëtar për t’u çregjistruar nga 30 qershori. Sipas Blushit, ky skeç ishte orkestruar prej kohësh.

“Asnjë surprizë nga skeçi i radhës i orkestruar prej kohësh”, komenton shkurtimisht Blushi.

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor për të mos lejuar çregjistrimin nga zgjedhjet lokale, të parashikuara më 30 qershor, është rrëzim indirekt i dekretit të presidentit Ilir Meta që e shfuqizoi këtë datë për zgjedhjet lokale.

  Kolegji “rrëzon” presidentin, nuk pranohet kërkesa për çregjistrim nga 30 qershori

Top Channel