Golik Ali Jaupi ishte këngëtari që hapi dje fushatën e Edi Ramës në Tepelenë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit (të shfuqizuara nga presidenti). Goliku kujtoi përpara kryeministrit Rama edhe kohën kur këndonte për diktatorin famëkeq Enver Hoxha.
“Këndova atëherë përpara komandatit të asaj kohe (Enver Hoxhës), sot ka ardhur për këtë komandat këtu (Edi Ramën)”, tha Goliku përpara se t’ja merrte këngës përpara kryeministrit dhe kandidatit të PS për Telepenën, Tërmet Peçi.
Kënga për Ramën
Mirë se erdhe Edi Rama
Ku nuk të ka shkuar fama
Në Amerikë të Obama
Ti je burrë që s’do reklama
Sot kjo kala me bedena, të thotë mirë se erdhe Tepelena.
Po të pyec popullsinë
Thonë të gjithë duam Edvinë
Ja e bënë ti Shqipërinë
Ja të tërë ramë në greminë
Je i madh je burrë shteti të njeh globi, gjithë mileti
Përkrah Gramozi, Tërmeti, ndriçohet si meteor deti
Ti e ke mendjen të artë, lum ne që të kemi fat
Më datën 30 qershor, do ti marrc frenat në dorë
Kryeministri madhor, rrofsh sa mali Tomor
Sot kala me bedena të thotë rroftë gjithë Tepelena
Video nga minuta 2:35
Top Channel