Fiks Fare/ Shqiptarët që duan të jetojnë e punojnë në Kosovë, hasin vështirësi të mëdha për lejet e qëndrimit

24/06/2019 20:49

Fiks Fare udhëtoi drejt Prishtinës pas ankesave të shumta që shqiptarë që jetojnë në Kosovë kanë hasur me lejet e qëndrimit.

Ata thanë se e kanë të vështirë për t’u pajisur me një leje qëndrimi, e ndërkohë, për të siguruar një kontratë punë në Kosovë, duhet domosdoshmërish të jesh me leje qëndrimi.

Pas këtyre informacioneve, bashkëpunëtorët e Fiksit shkuan pranë zyrës së emigracionit për të marrë informacion se çfarë dokumentacioni duhet të plotësosh për të përfituar lejen e punës.

Në kushtet që duhet të plotësoje për t’u punësuar , ishte edhe leja e qëndrimit.Ndërkohë, kur bashkëpunëtorët e Fiksit pyetën në një kompani call- center se çfarë dokumentacioni duhet të plotësoje për të lidhur një kontratë punë, ata pohuan domosdoshmërinë e një leje qëndrimi në Kosovë. Pa këtë të fundit mund të gjobitesh nëse je në një marrëdhënie pune.

Nga njëra anë leja e qëndrimit e nga ana tjetër kontrata e punës kërkoheshin në të njëjtën kohë, duke krijuar një përplasje dhe vështirësi për shqiptarët që jetojnë në Kosovë.

Fiksi ju drejtua përsëri zyrës së emigracionit e ata deklaruan se familjen nuk mund ta transferosh në Kosovë pa kaluar dy vite, ndërkohë që leja e qëndrimit jepet për një vit.

Jo vetëm vështirësitë në dokumentacion, por shqiptarët trajtohen ligjërisht njësoj si çdo qytetar jo shtetas i Kosovës, duke mos pasur asnjë procedurë lehtësuese.

Fiksi kërkoi një përgjigje pranë Ministrisë së Brendshme Kosovë. Valon Krasniqi, drejtor i drejtorisë së migracionit pranë kësaj ministrie , deklaron për Fiksin se ligjërisht çdo qytetar trajtohet njësoj për leje qëndrimi pavarësisht se është shqiptar apo shtetas tjetër. Ai nuk pranon se ka probleme me lejen e qëndrimit, dhe se për të lidhur një kontratë punë nuk është e domosdoshme leja.

Z.Krasniqi tregoi se është miratuar një ligj para një viti i cili thotë se me anë të një vendimi këshilli ministrash mund të përjashtosh shtetas të një vendi nga lejet e qëndrimit. Ai pohon se në këtë rast kanë patur parasysh shqiptarët, por këtë nuk mund ta thotë publikisht.

Ai thotë se deri më sot procedurat për të arritur deri tek leja e përhershme kanë zgjatur deri në 10 vite.

FOTO GALERI
5/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA