Temperaturat po rriten ndërkohë që Evropa po përgatitet për një valë përvëluese të nxehti me mërkurin që do të shkojë deri në 40 gradë celcius, e gjithë kjo për shkak të një mase ajri të ngrohtë nga Afrika e Veriut.
Europianët do të përvëlohen në ato që parashikuesit e motit po paralajmërojnë se do të jenë temperatura rekord-thyese, për qershorin me mërkurin, që do të ngrihet në maksimum në mes javë. E mërkura dhe e enjtja do të jenë ditët më të nxehta në kontinent. Edhe netët do të jenë të nxehta dhe të lagështa, thonë zyrtarët, më shumë prej tyre që kanë lëshuar udhëzime se si do ti mbijetohet përvëlimit.
Autoritetet lokale dhe spitalet janë në gatishmëri për një rritje të rasteve të dehidratimit, infarkteve dhe sëmundjeve të tjera të lidhura me të nxehtin. Spanja është në alarm me temperaturat që pritet të shkojnë në mbi 40 gradë celcius.
Britania është e shqetësuar se i nxehti i madh mund të shkaktojë stuhi të dhunshme. Në gjermani, parashikuesit thonë se pritet që këtë javë të thyhet rekordi i 2015 prej 40.3 gradësh celcius. Ndërsa Franca ka marrë një seri masash përballë frikës se mund të përsëritet i nxehti ekstrem i verës 2003, kur rreth 15 mijë vetë humbën jetën gjatë dy javëve.
Edhe Belgjika, Zvicra dhe Holanda janë përgatitur ndërsa Greqia pritet të regjistrojë temperatura përvëluese këtë fundjavë, në mbi 39 gradë celcius. Në Ballkan, temperaturat në rritje kanë bërë që shumë njerëz ti drejtohen lumenjve, liqeneve dhe pishinave për tu freskuar, gjatë javës së shkuar ndërkohë që tani duket se moti i paqëndrueshëm ka ndihmuar në zbutjen e të nxehtit. Dhe kjo valë e fundit të nxehti, tregon pasojat e ngrohjes globale në planet me kushte të tilla moti që do të bëhen gjithnjë e më të shpeshta.
Top Channel