Dhunë ndaj Kishës e konsideron Petrit Vasili, ish-kreu i Grupit Parlamentar të LSI, fushatën e Tërmet Peçit brenda kultit fetar. Kryebashkiaku i Tepelenës, që kërkon një tjetër mandat në 30 qershor, ka mbledhur militantët e PS brenda Kishës në Lekël dhe për Vasilin mëkat më të madh se ky nuk ka.

“Ky kalon çdo Kushtetutë, është më i rëndi dhe më i pafalshmi i të gjithë fajeve, pasi këta horra nuk kursejnë as kishat në histerinë për të rrëmbyer pushtet. Asnje shqiptar i ndershëm mbështetës i çdo partie qoftë nuk e fal kurrë këtë dhunim të shenjtërisë së besimit. Ku dallojnë këta nga Partia e Punës që ju vuri kazmën kishave? Janë të njëjtët, me të njëjtën urrejtje për fenë dhe besimin. Vetëm këta mund ta bëjnë”, shkruan ndër të tjera Vasili.

Reagimi i Petrit Vasilit

Edi Rama dhunon kishat.

Rilindja vë dorë edhe mbi kishat.

Maskarenjtë e rilindjës bëjnë fushatë brenda në kishë.

Shikojini FOTOT se si në Lekël, të Bashkisë Tepelenë, bëjnë fushatë brenda në kishë.

Flasin kusaret e rilindjes me kryqin e shenjteruar perballe!?

Mekat me te rende se ky nuk ka.

Ky kalon cdo kushtetute, eshte me i rendi dhe me i pafalshmi i te gjithe fajeve, pasi keta horra nuk kursejne as kishat ne histerine per te rrembyer pushtet.

Asnje shqiptar i ndershem mbeshtetes i cdo partie qofte nuk e fal kurre kete dhunim te shenjterise se besimit

Ku dallojne keta nga Partia e Punes qe ju vuri kazmen kishave?

Jane te njejtet, me te njejten urrejtje per fene dhe besimin.

Vetem keta mund ta bejne.

Pushteti tyre eshte i nemur, eshte i mallkuar pasi eshte prodhim i te pa feve, qe fe kane krimin vjedhjen dhe grabitjen.

Refuzojeni ashper keta vandale te besimit, qe arriten kulmin e mekatit te tyre njerezor.

Eshte i bekuar dhe legjitim çdo qendrim, veprim apo aksion ndaj tyre.

Te gjithe bashke kunder atyre, qe nuk besojne tek atdheu, tek familja dhe tek zoti!!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA