Mirditorët dolën sërish në protestë për të mbrojtur lumenjtë e vendit për shkak të planifikimit për ndërtimin e HEC-ve në ato zona.

Me pankarta në duar si “Nuk ua japim lumenjtë tanë”, “Shpëtoni ujin tonë” “Stop shkatërrimit të Mirditës”, turma protestoi në sheshin kryesor të Rrëshenit.

Banorët nga zonat e prekura nga ndërtimi i HEC-ve kërkuan ndalimin e çdo projekti që parashikon ndërtimin e HEC-ve në zonat e tyre pasi në të kundërt, theksojnë ata, do t’ i mbrojnë me jetë.

Pjese e kësaj proteste ishin banorë të Kacinarit, Selitës, Oroshi, Fani dhe Simonit, të cilët i bën thirrje Ministrisë se Energjetikes dhe bashkisë se Mirditës për anulimin e këtyre projekteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA