I premtoi dashuri, por e prostituoi/ E reja arrin të arratiset nga tutori në Selanik dhe zbulon rrjetin kriminal në polici, mes tyre një shqiptare Katër pushues të moshuar kanë humbur jetën brenda 10 ditëve të fundit në plazhet e Durrësit e Vlorës, ndërsa të tjerë janë përballur me situata rreziku në det. Pavarësisht kësaj situate dhe paralajmërimit të Task Forcës së turizmit për kontrolle të rrepta e tolerancë zero ndaj subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në zonat bregdetare kur do të konstatohen shkelje, shumë prej subjekteve nuk kanë reaguar.
Kullat e vrojtimit nga Mali i Robit në Kavajë dhe deri te Ura e dajlanit në Durrës janë të boshatisura. Përjashtim bën vetëm kjo kullë në plazhin e madh të Durrësit, ndërsa pushuesit shprehen të pasigurtë nga mungesa e vrojtuesve.
Për pjesën më të madhe të subjekteve, pagesa e vrojtuesve të trajnuar konsiderohet një kosto e lartë kundrejt fitimeve që kanë gjatë sezonit. Të tjerë e kanë zgjidhur formalisht duke certifikuar familjarë të tyre, që aktivizohen vetëm në ditët kur grupet e kontrollit dalin në terren.
Subjektet vijojnë qetësisht aktivitetin e tyre duke shfrytëzuar brezin e rërës e shpërfillur detyrimet me të cilat i ngarkon vendimi i Këshillit të Ministrave për masat e sigurisë në plazhe.
Top Channel